Musa e Dona vazhdojnë me lojërat e zakonshme të dashurisë në krevatin e tyre. Musa thotë se është kurioze të bëjë një bisedë me Donën kur ajo të jetë serioze dhe me nerva, por nuk ja ka dalë mbanë deri më tani.

Ai i thotë se do të përpiqet që ta nxehë. “Do të të heq trurin fare!”, i thotë. “Dordolec qelbës i vogël! Të dua shumë!”, ja kthen Dona duke i dhuruar një puthje.

“Të dua shumë edhe unë”, ja kthen Musa, që më pas e ka të vështirë t’i thotë “Ti je gjithçka e imja!”.
“Je të tërë çfarë kam!”, i thotë ai. Dona që e kuptoi se çfarë donte të thone e korrigjon. “Je gjithçka kam, thuhet”, i thotë ajo./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: