Nga Vincent TRIEST
Pas lajmit që policia dhe prokuroria holandeze i paska propozuar qeverisë në Hagë që të pezullojë lëvizjen e lirë për shqiptarët, rrjetet sociale u bombarduan me reagimet të ndryshme nga shqiptarët, të cilët u njohën papritur me propozimin e dy agjencive në Holandë. Për policinë dhe prokurorinë holandeze, kjo kërkesë për masa të forta vjen pasi fenomeni i krimit të organizuar në Holandë po bëhet çdo ditë e më problematik. Çdo muaj, numri i të arrestuarve shqiptarë është në rritje dhe problematika është shumë me e madhe sesa pranohet në Tiranë.

Por, edhe sikur krimi shqiptar në Holandë të jetë fuqizuar aq shumë sesa thuhet, nuk ka asnjë arsye për të penalizuar gjithë shqiptarët! Kjo pasi Holanda nuk do të marrë kurrë një vendim aq të fortë, në qoftë se e shikon që problemi i ngritur prej tyre mund të luftohet dhe në mënyra të tjera. Për ata që nuk më njohin, dua ta nis këtë shkrim me një prezantim të shkurtër. Unë kam lindur në Holandë, dhe kam jetuar deri para pak muajsh gjithë jetën time në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta. Aty i kam përfunduar studimet, nga ku jam nisur direkt për në Shqipëri, ku merrem çdo ditë me pasion me profesionin tim si gazetar për mediat shqiptare dhe të huaja. Para se të vija në Shqipëri, kam jetuar në qytetin e Roterdamit, ku ndodhet dhe porti më i madh i Europës. Madhësia e portit bën që ky port të jetë njëkohësisht një vend i rëndësishëm për trafikimin e drogës në Europë. Ishte ditë e shtunë herët në mëngjes, më mori një numër nga Holanda. Kur e hapa në anën tjetër të linjës u përgjigj një zyrtar i Policisë se Amsterdamit, i cili shpjegoi që një raport konfidencial i është nisur ministrit të Brendshëm. Në ketë raport është kërkuar që vizat për shqiptarët të ndërpriten, por që raporti ka përfunduar në duart e disa gazetarëve dhe prandaj me paralajmëruan dhe mua.

Sipas burimit, liberalizimi ka bërë shumë të lehtë që njerëz që vijnë me qëllime të këqija në Holandë të lëvizin lirshëm në Holandë dhe në zonën Schengen. Për ketë arsye është bëre shumë e vështirë për policinë për të ndaluar shqiptarët në Holandë, pasi kanë të drejtë të lëvizin për tre muaj lirshëm në zonën Schengen. Nuk ishte hera parë që policia e Amsterdamit me kontakton për të dhënë alarmin për përmasat e krimit shqiptar në Holandë. Pothuajse një vit me parë ata me ftuan në Amsterdam, ku me prezantua me një strukturë të sapoformuar që merrej me goditjen e bandave të Europës Lindore, ku fatkeqësisht në 90% të rasteve Holanda ka të bëjë me shtetas shqiptarë.
Komentin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/08/22/si-ta-bindim-holanden-te-mos-heqe-vizat-per-shqiptaret/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: