TIRANE – 1. Preferoni t’i hani frutat në vend që t’i pini në formë lëngu.
Kjo pasi do të përfitoni më shumë vlera ushqimore duke konsumuar edhe lëkurën e tyre. Nga ana tjetër, nuk do të ngarkoheni me kalori dhe sheqer.

2. Shtoni erëza bimore te gatimet por dhe te sallata si majdanoz, kopër, nenexhik, borzilok, koliandër, rozmarinë, trumzë etj, dhe evitoni sasinë e tepruar të yndyrës, qoftë edhe të vajit të ullirit pa karar.

3. Hani para se të hani

Ulni urinë duke konsumuar 1 mollë para dreke apo darke ose 1 kupë supë. Ju ndihmon të konsumoni rreth 20% më pak ushqim. Për shembull, nëse vakti i drekës mund të jetë 1000 kcal -20% më pak është 200kcal më pak, që do të thotë për 1 muaj 1 kg më pak.

4. Pini ujë

Hidratimi i mirë ndihmon si në kontrollin e urisë por edhe në uljen e masës dhjamore.

5. Ju flini dhe zgjoheni më të dobët

Shumë studime tregojnë se gjumi cilësor dhe i plotë ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe në kontrollin e urisë. Ky është dhe një shpjegim pse nënat e reja që nuk kanë një gjumë të mirë nuk arrijnë të kontrollojnë sasinë e ushqimit dhe kryesisht të karbohidrateve shkruan Shendeti.

6. Konsumoni çdo 6 orë maksimalisht vaktet kryesore

Nëse hani mëngjes në orën 8, dreka nuk duhet të konsumohet pas orës 2 të drekës dhe darka pas orës 8 të darkës.

7. Konsumoni 2 pjata perime në ditë, 1 me perime të freskëta dhe një sipas dëshirës.

Në këtë formë do siguroni vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale dhe fitokimikate. Gjithashtu fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për aparatin tretës për t’u ndierë të ngopur, për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak dhe të yndyrave.

8. Mos harroni proteinat në çdo vakt kryesor
Për shembull: Në mëngjes proteinat mund t’i merrni nga kosi, qumështi, djathi, vezë dhe gjizë apo rikota.
Drekë: Mish të kuq, mish pule, peshk, fruta deti, fasule , thjerrëza, qiqra, bizele etj.
Darkë: djathë, kos, qumësht, tone peshku, vezë, mish pule etj.

9. Mëngjes

Sipas studimeve, mëngjesi ndihmon në kontrollin e kalorive që do të konsumojmë gjatë ditës dhe ndihmon të kemi një metabolizëm më të mirë.

10. Mundohuni të konsumoni vaktet kryesore, sidomos drekën, që duhet të jetë nga vaktet më të plota, për 20 minuta minimumi, duke u përtypur ngadalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb