Pothuajse të gjithë e përdorin WhatsApp, por jo të gjithë i dinë të gjitha sekretet e tij. Edhe nëse e përdorni atë çdo ditë, ka shumë gjasa që mos t’i njihni të gjitha veçoritë e tij.

I tillë është edhe opsioni ‘V’ që tregon nëse mesazhi është lexuar ose jo. Pikërisht ekziston edhe mundësia që ky opsionin të hiqet. Tashmë nuk keni pse ‘injoroni’ dike duke e parë mesazhin dhe mos i kthyer përgjigje, pasi ekziston një mënyrë përmes së cilës mund t’i lexoni mesazhet pa këto shenja të kaltra që shfaqen në ekranin e mikut tuaj.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke i hequr këto shenja. Thjesht shkoni në Settings > Account > Privacy > Read Receipts dhe hiqeni ‘tikun’ nga kutia.
Megjithatë, duke e bërë këtë, duhet ta dini se edhe ju do e humbni aftësinë për të parë nëse mesazhet tuaja janë lexuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: