KAVAJE- Pre e dhunës gjatë fushatës nuk është bërë vetëm adoleshenti nga Zharrëza që mbështeste LSI-në. Raportohet se po dje në Kavajë është dhunuar një mbështetës i PS-së.

Ai është Alban Tafa, banues në Luz të Kavajës dhe pretendon se është qëlluar për arsye politike nga militantë të Partisë Demokratike.

Tre militantët e PD-së që rrahën simpatizantin e PS-së janë, Zaim Broakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë dhe i dënuar më parë; Brikel Xhihani, 30 vjeç dhe Aurel Xhani, 43 vjeç të dy banues në Kavajë. Ndërsa në kërkim është shpallur G.K. 37 vjeç.
Brikel Xhihani

Zaim Boraku

Aurel Xhani

I dhunuari Alban Tafa është ish-aktivist i LSI-së, i cili së fundmi ishte kthyer më PS-në dhe është sulmuar për shkak të bindjeve politike siç ka kallëzuar në polici.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb