Sindrit Guri e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij tek klubi belg i Ostendes. Bomberi shkodran, në takimin e parë që zhvilloi me belgët, ndaj ekipit të Zuevezels, shënoi dy gola duke përmbysur disavantazhin.

Ish-sulmuesi i Kukësit u fut vetëm në pjesën e dytë në lojë, por shënoi dy herë, në minutën e 85-të dhe 89-të, duke përmbysur gjithçka. Një debutim ëndrrash kështu për Gurin, që duket se do përshtatet mirë me këtë kampionat.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/sindrit-guri-ben-ligjin-ne-belgjike-dy-gola-ne-ndeshjen-e-pare-me-ostenden/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb