Sërish sytë janë drejtuar tek Sinead O’Connor. Këngëtarja irlandeze, e cila pak javë më parë kishte frikësuar fansat e saj pas publikimit të një videoje ku shfaqej rëndë psikologjikisht dhe qante duke thënë se ndjehej e vetmuar, këtë herë ajo poston një koment ku falënderon Russel Brand për mbështetjen e tij dhe i propozon ta ndihmojë për shërimin e saj ‘duke bërë seks me të’.

Pasi kishte parë filmimet e O’Connor ku këngëtarja thoshte se ndjehej ‘vetëm’, Brand i ka dërguar një mesazh mbështetjeje gjatë një episodi në seritë e tij në YouTube ‘The Trews’, duke thënë që Sinead, si të gjithë ata që vuajnë nga problemet psikologjike, kanë nevojë për ‘lidhje, një ndjenjë, një objektiv, dashuri dhe pak kohë…’

Duke ju përgjigjur aktorit, ylli i ‘Nothing Compares to U’ ka shkruar: ‘Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj të bukur. Gjithmonë kam menduar se kam një familjaritet shumë të madh me ju…’ më pas vjen propozimi seksual: ‘Mund edhe të shkonim në shtrat bashkë. Mashkulli i fundit që më ka prekur mori sistemin tim riprodhues 2 vjet më parë… nëse do vërtetë të më ndihmosh në shërimin tim atëherë le ta bëjmë…’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb