SHBA – Ylli i “La La Land” ka arritur të fusë në xhep rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian.
Sipas revistës Forbes aktorja amerikane është më e paguara e vitit.

Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë.

Jennifer Lawrence e mbajti për dy vjet radhazi kreun e listës së “Forbes” falë parave që i solli roli i në filmin “The Hunger Games”.

Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 akoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paundë, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: