SIRI-Ministri i mbrojtjes ruse pranon që një raketë e aviacionit ushtarak të Moskës, mund të ketë vrarë Abu Bakr al-Baghdad, lideri suprem të Shtetit Islamik.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Tass. Ministria e mbrojtjes shpjegon që raketa me të cilën al-Baghdati mund të jetë vrarë është hedhur në periferi të Raqqa në 28 maj.

Ministria, shton agjencia Ria, është impenjuar maksimalisht në kërkime për të konfirmuar lajmin.

Al-Baghdadi shpesh herë është raportuar i vdekur, që kur komuniteti ndërkombëtar ka ndërhyrë ushtarakisht për të neutralizuar Shtetin islamik, megjithatë deklarata e dhënë nga ministri rus i mbrojtjes, vjen pas lajmeve të shpërndara ditëve të fundit.

Lajmi i vdekjes së al-Baghdadi nga një raketë e hedhur në Raqqa, është dhënë edhe nga televizioni i Shtetit sirian, shkruan repubblica.

‘Sipas informacioneve që po verifikohen nëpërmjet disa kanaleve të ndryshme, tha ministri rus i mbrojtjes, mendohet se lideri i Shtetit Islamik është eliminuar gjatë një sulmi në jug të Raqqa, ku ai ishte në një takim me disa drejtues të Isis.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb