Të paktën 8 persona gjetën vdekjen dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur nga një makinë bombë vetëvrasëse në kryeqytetin sirian, Damask, njoftoi tv shtetëror i vendit.

Sulmuesit ishin në tre automjeteve, secila me bomba, ndërsa ndiqeshin nga autoritetet shtetërore.
Dy bomba të tjera u shkatërruan nga policia në një vend të veçantë në Damaskun perëndimor, tha televizioni shtetëror.

“Autoritetet po ndiqnin tre makina me bomba brenda dhe arritën t’i hedhin në erë dy prej tyre para se të hyjnë në qytet”, tha deklarata e televizionit shtetëror.
Policia e rrethoi makinën e tretë në Sheshin Tahrir, ku “terroristi shpërtheu duke shkaktuar viktima dhe të plagosur”.

Imazhet e paverifikuara që qarkullojnë në Twitter tregojnë shtyllat e tymit që ngrihen mbi kryeqytetin sirian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb