Apple  ka lajmëruar lirimin e iOS 10.3.2 në iPhone dhe iPad , raporton TechSot. Akoma priten detaje të tjera nga Apple , por deri tani kemi zbuluar se versioni i ri i iOS fokusohet në rregullimin e bug-eve dhe ne përmirësimin e sigurisë.

iOS 10.3 solli shumë ndryshime interesante dhe gjëra shtesë në platformë duke shtuar opsionin Find My AirPods , parashikimin e motit në aplikacionin Maps dhe opsionin Podcasts. Nëse doni që të update-oni pajisjen tuaj në sistemin e ri duhet thjeshtë të shkoni në Settings>General> Software Update dhe të klikoni “Download and Install ” në fund të faqes.

Gjithashtu ju mund të bëni update nëpërmjet iTunes duke lidhur pajisjen iOS me kompjuterin tuaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb