GREQI – Lejet e qëndrimit të emigrantëve do të shtyhen me 5 muaj. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke.

Bëhet fjalë për lejet e qëndrimit që kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe ato që do të skadojnë deri më 28 shkurt.

Ky vendim u mor si pasojë e  një defekti të rëndë që ka nxjerrë jashtë funksionimit sistemin kompjuterik të ministrisë së emigracionit.

Emigrantët që nuk mundnin të rinovonin lejet e qëndrimit rrezikoheshin të përballeshin me probleme më të mëdha, pasi kalonin automatikisht në një gjendje ilegaliteti.

Me një shkresë urgjente ministria e emigracionit njoftoi të premten në mbrëmje se  i ka dërguar parlamentit një amendament.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: