Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë pa ndërprerje angazhimin e tyre në shuarjen e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit.

FA me zjarret (8)

Me kërkesë të drejtorisë së Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit, për të shuar zjarret në disa qarqe janë angazhuar rreth 100 efektivë të ushtrisë (të Komandës Mbështetëse dhe të Forcës Tokësore), dhe 6 mjete transporti.

FA me zjarret (8)

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në fshatin Dhrovjan të bashkisë së Finiqit me rreth 35 efektivë të Forcës Tokësore dhe 2 mjete, ndërkohë që 30 efektivë të tjerë të Komandës Mbështetëse janë angazhuar në fshatrat Frashtan dhe Lugar të bashkisë së Dropullit.

FA me zjarret (7)

Në fshatin Bllatë në njësinë Administrative Maqellarë të bashkisë së Dibrës janë angazhuar rreth 35 efektivë dhe 2 mjete të Komandës Mbështetëse, pasi zjarri rrezikon banesat e fshatit.
Duke ndjekur me vëmendje situatën në vend, Forcat e Armatosura do të vijojnë të mbeten në gatishmëri dhe gati për të ndërhyrë aty ku do jetë e nevojshme.

FA me zjarret (6)

FA me zjarret (1)

FA me zjarret (5)

FA me zjarret (4)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb