KAVAJË- Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka mbërritur me urgjencë në Kavajë, ku gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanËWeb” se ka një situatë të tensionuar. Kjo pasi, komisionerët e PS-së nuk pranonin të niste numërimi i kutive për votimin për kryetar bashkie.

Demiraj është takuar me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Kavajë si dhe me përfaqësues të forcave politike.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë forca të shumta policie ishin vendosur pranë KZAZ-së.

Aktualisht komisionerët e PS-së janë KZAZ dhe pritet të rinisë numërimi i votave për bashkinë.

Edhe dje ka pasur incidente gjatë procesit të numërimit në Kavajë, konkretisht në KZAZ nr.42, ku komisionerët, numërues dhe vëzhgues të PS janë konfliktuar me ata të LSI.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: