Kombëtarja e futbollit ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në vendin e 54-t në klasifikimin e publikuar sot nga “qeveria” botërore e futbollit në ueb-faqen zyrtare (“Fifa.com”).

Ekipi ynë ka 623 pikë, 5 më shumë se renditja e shkurtit. Skuadra e De Biazit e sheh veten midis Panamasë (627 pikë) dhe Australisë (622), dy shkallë sipër Izraelit që fiton katër pozicione (617 pikë), shkruan Panorama Sport.

Renditja-FIFA-Shqiperia

Sa u takon rivalëve të tjerë në Grupin G për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018, Spanja dhe Italia ruajnë vendet 10 dhe 15; Maqedonia renditet e 166-ta pasi humb një pozitë kurse Lihtenshtejni ngjit tre pozicione dhe e sheh veten në vendin e 184-t.

Shqiperia

Ndërkohë, Kosova vazhdon të ngjitet muaj pas muaji. Marsi e gjen përfaqësuesen më të re të Ballkanit në vendin e 164-t, një më lart se klasifikimi i muajit të shkuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb