Pas zërave të shumtë për trukime ndeshjesh, së fundi është shfaqur një video që vërteton se në Superligën e Kosovës sfida të ndryshme kanë qenë të manipuluara. Nga pamjet duken trajneri i Dritës, Ismet Munishi, duke biseduar me gjyqtarin kosovar Bajram Gashi dhe vëzhguesin Ali Ajeti.

Palët diskutojnë për tolerimet apo ndeshjet e manipuluara në Kosovë dhe gjyqtari ka pranuar se ka influencuar në të kaluarën vendimet për ndeshjen Drita-Prishtina. Palët bien dakord që gjyqtari në fjalë, i cili ishte paracaktuar për të gjykuar përballjen me këtyre dy skuadrave nesër, të bëjë maksimumin për të mbështetur Dritën që të mos rrezikojë rënien nga kategoria.
17792701-10154506174098634-1710969917-n_1491303487-9558829-470x258
Pas publikimit të videos, klubi i Dritës ka vendosur të pezullojë menjëherë trajnerin Munishi, ndërsa gjyqtari në fjalë është hequr nga lista e ndeshjeve të nesërme. Ndërkohë, edhe Ministria e Sportit në Kosovë i ka kërkuar FFK-së që të marrë masa ndaj këtyre skandaleve që po dëmtojnë imazhin e vendit pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, raporton ‘Indeks Online’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb