TIRANE – Pas skandalit seksual të publikuar në emisionin “Stop”, avokatja e njohur Eni Çobani deklaroi në studion e “Opinion” se ajo ka qenë e para që është vënë në dijeni për këtë aferë seksuale nga vetë gruaja të cilës gjyqtari i kërkoi favore seksuale në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Avokatja Çobani tha se rasti i konfliktit mes gruas dhe ish-vjehrrës së saj për çështje pronësie është transmetuar jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Madje zonja Çobani u përplas me gazetarin Saimir Kodra në studion e “Opinion” se di më shumë se ai për këtë çështje.

“Unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale. Unë jam marrë muaj me këtë çështje dhe di shumë gjëra më tepër se sa ti. Nuk kam folur në asnjë moment për aferën seksuale. Bashkohem me ty vetëm për faktin se ky zotëri ka bërë një vepër shumë të rëndë nëse vërtetohet deri në fund.

Në regjistrimin audio të publikuar sonte në emisionin “Stop”, kryetari i gjykatës Guximtar Boçi dëgjohet teksa i kërkon favore seksuale gruas, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb