Rreth 15 shtete janë prekur nga skandali i vezëve të kontaminuara me insekticid helmues, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në Suedi, Francë, Britani, Austri, Irlandë, Itali, Luksemburg, Poloni, Rumani, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Danimarkë.

Gjithashtu, dy vendet jo anëtare të BE-së, Zvicra dhe Hong Kongu kanë blerë vezë me origjinë nga fermat e pulave, në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Francë që janë trajtuar me insekticidin që i përket familjes kimike të fenilpirazolit, fipronil.

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të organizojë një takim ministror të BE-së më 26 shtator lidhur me skandalin e vezëve të kontaminuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: