Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Skandali/ Ja si lyhen me bojë domatet, stimulantë edhe për shalqirin

1497902825555444

TIRANE-Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.

Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.

Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell.

Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë.

Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.

“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët. Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin. “Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.

“Unë për vete s’ha as domate, as trangull, as shalqi” vijon fermeri.
Një tjetër thotë se shalqi pa stimulant, vetëm me vaditje, hajet vetëm në muajin gusht. “Jo, nuk ha për vete, edhe fëmijëve nuk u çoj, se këta u hedhin 100 % plehra” vijon ai.

Domatja me hormone
Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fika Fare” mbërritën dhjetëra ankesa për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone.

Nisur nga këto ankesa, gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar direkt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Në fshatin Qerret të Lushnjes, një fermer thotë se asnjëri se ka të saktë, do kenë çik bojë, çik helm. “Nuk të japin, ata që mbjellin pak për vete s’të japin”, ndërsa shton se ai vetë nuk i konsumon fare domates, pasi do jetë e kuqe jashtë, brenda s’ka shije domatet, do jetë e athtë.
Gazetarët shkojnë te një fermer tjetër, duke i kërkuar të blejnë domate për shtëpi. “Nuk janë për shtëpi, them kot merri. Mua s’më dhimbsen, se janë një hektar atje. Nuk janë për shtëpi, më mirë të jem i qartë, të them kot unë ty. Ne i çojmë te tregu” thotë ai.

Një fermer thotë se domatja e lashtë, lyhet me qëllim skuqjen e saj. “Tani s’ka nevojë tani, në fillim i lyejmë me leckë neve këtu (tregon vendin ku e lyen kokrrën e domates). Tani në qershor është gjynah ta lyejmë. I kam kapur me 700 me 800 lekë kilogramë. Përdorim helme shumë, atë seren andej e mbarova në prill unë. Unë nuk haja vetë. Sera e merr hormonin, nga këtu deri andej matanë. I lyejmë me acid. E fërkon. Ka lloj-lloj mënyre, e bën të bukur domaten. Duket brenda që ka hormone, s’ka fara” përfundon ai.

“Domate ‘bio’ vetëm ajo zemërkau”
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në fshatrat e Beratit. Një fermer thotë se “s’ka sot domate të mira, janë të tëra me hormone. Nëse do domate, merr domate vendi, zemërkau, ajo po u bë me hormone prishet. Unë nga ajo blej vetë, merre haje dhe jepja kalamajve”.

Një tjetër thotë se nuk ha për vete në serën e tij. Për të gjetur domate të mira, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në tregun e fruta-perimeve në Lushnje.

Sipas fermerëve dhe tregtarëve, me ilaç bëhen në prill dhe më parë. “Zëmërkau është e mirë, s’duron ajo. Është e mirë ajo. Më përpara i kanë bërë, ata që i kanë shitur. Tani i pjek vapa”, thonë ata./TCH.

(d.d/BalkanWeb)



Komente ( 12 )

  • Po çfare presim me o njerez…hajde pra te ngrihemi te gjithe dhe te shkojme ti djegim te gjitha serat e ketyre legenave dhe te shohim pastaj do ti bejne me apo jo…keta jane kriminela qe duhen trajtuar si te tille.

  • Ada

    burg per keta anjerez qe helmojne, semurin njerezit me leket e tyre. dhe asnje vote per keta palo politikane

  • po miu Erjon Brace pse nuk del te prononcohet apo do ja lere LSI prap fajin. Ju q…kina nënën.

  • po bejme shtet..
    nga grite me taksa, gjoba, burg.. dhe keta qe na helmojne ose mbjellin droge ne mes te europes ja hedhin paq.
    ca shteti flet ai kryedroga ne televizion mo?
    ne nuk dime cfare hame, cfare pime, ilacet jane fallco.
    ku e shef shtetin ai narkomani aman?
    apo tek mbledhja e taksave me dajak?
    ky eshte shteti?
    ishte me mire qeveria tjeter i bie

  • Kjo eshte per tu shqetesuar sepse rrit mundesite per kancer.
    O shqiptare per 5 leke me shume mos merrni kete mekat mbi vete duke vrare njerezit.

  • Kot sthon fshatar o zemergur qytetar zboesh kurr

  • Shteti qe duam thot Edi Pesticidja

    Mir ju popull qe jeni Bagti ,..dhe e doni me shum partin se sa femin

    Po femijet e vegjel cfaj kan ,..se ju te medhejnte jeni simpatizant te PS-PD-LSI.

    Ae kuptoni qe po vrisni veten dhe femijet tuaj me keto parti Matrapazesh,qe dhe helmin jua japin vetem te pasurohen.
    Neqoftese nuk keni respekt per-vete te pakten vepro per cka po i ndodh femis tat nga keta gjakpirsa
    Jam shum i indinjuar,..dhe nuk e konceptoj dot sjelljen tuaj o popull

    Jeni prindrit me te kqij ne Bote
    Doni partin ,..me shum se femin

  • Shteti qe duam thot Edi Pesticidja

    Mir ju popull qe jeni Bagti ,..dhe e doni me shum partin se sa femin

    Po femijet e vegjel cfaj kan ,..se ju te medhejnte jeni simpatizant te PS-PD-LSI.

    Ae kuptoni qe po vrisni veten dhe femijet tuaj me keto parti Matrapazesh,qe dhe helmin jua japin vetem te pasurohen.
    Neqoftese nuk keni respekt per-vete te paket vepro per cka po i ndodh femis tat nga keta gjakpirsa
    Jam shum i indinjuar,..dhe nuk e konceptoj dot sjelljen tuaj o popull

    Jeni prindrit me te kqij ne Bote
    Doni partin ,..me shum se femin

  • Ju qifte kina nanen bashke me AKU se na helmuat te gjitheve. Ju rafte fermere shkerdhata atje ku nuk mendoni.

    Dhe ruajuni se kerkoni me shperblime kur ju prish bresheri te korrat.

  • Prandaj vdesin Shqiptaret kaq shpejt dhe shpesh.

    Ushqim fallco, Pluhur lart e poshte, stres gjithandej, pasiguri per te nesermen, vetvrasje etj…

    Raste te tilla duhen bere nje shembull aq i mire sa mos ti bjere kujt nder mend te beje lodra te tilla me njerzit. Prandaj ky milet e ka patur hak drurin qe ju dha komunizmi, se ne demokraci te marton origjinen.

    Flmn qe keni hedhur drite ne kete krim. Nuk kam shprese se shteti mbaruar do beje gje pasi prej 25 vitesh konsumojme mbetje dhe jo ushqime

  • Po kish eshte kinister i bukqesise, po inmjedisit… po camet e aku-s …. jeni per plehra o qelbesira rob

  • Gjera qe diheshin.
    Ne hame ushqimet me te droguara me medicamente ne tere Europe.
    Po kush nuk e di qe viçat behen dy kuintal per dy muaj te mbushur steroide.
    Bleni tranguj dhe leni ne frigo dhe rriten si me qene sere.
    Sallata jeshile eshte kampion.Nje rrenje mund te peshoje me shume se nje kg dhe thyhet se me qene ne akull.
    Ministri jone i bujqesise zorse ka blere ndonjihere ne pazar.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.