TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas skandalit në Maqedoni me diskriminimin e shqiptarëve, të cilët u lanë jashtë çdo elementi në organizimin e ndeshjes e Supërkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United.

Në ceremonitë para dhe pas ndeshjes por edhe në stadium nuk pati asnjë element shqiptar, edhe pse shqiptarët janë shtetformues në Maqedoni dhe jo thjesht minoritet.

Për deputetin, sjellja e organizatorëve të ndeshjes është e papranueshme, provinciale dhe e kompleksuar.

STATUSI I SALIANJIT
E papranueshme, provinciale, organizimi dhe sjellja me komplekse e organizatorëve të ndeshjes së Shkupit. E papranueshme që në një qytet ku shqiptarët janë konsiderueshëm dhe në një Republike ku shqiptarët janë me rëndësi politike dhe sociale duke qenë rreth 40% të popullsisë, të tentohet të manipulojnë mbi 1 miliard shikues, duke evidentuar vetëm elemente kulturore sllave.

Do të ishte nder përveçse detyrim për organizatorët që vallet, veshja tradicionale, muzika e trevave shqiptare në Maqedoni, apo çdo element kulturor të përfshihej në program dhe të paraqiste realitetin e një shteti të ndërtuar dhe të mbajtur në këmbë edhe nga shqiptarët si pjesë e rëndësishme e shtetformimit!

Mentalitet ballkanas dhe provincial që për fat të keq gjen vend dhe në sport që duhet të shërbente si bashkues dhe promovues i vlerave të përbashkëta!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb