TIRANE- I pyetur për këmbënguljen e amerikanëve që PD dhe PS të arrinin një marrëveshje pas zërave se në Kavajë po përgatitej një skenar dhune, ish-kryeministri Sali Berisha e mohon një gjë të tillë.

Sipas tij, është e vërtetë që PD-ja ka trajnuar të rinjtë e saj me ekspertë amerikanë por që të dinë të përmbahen gjatë protestës në Kavajë dhe më pas në Tiranë.

“Marrëdhëniet që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve janë marrëdhënie miqësore. Nuk ka ekzistuar asnjë skenar për të thyer qoftë një xham të vetëm në Kavajë. Ishte një fantazi e sëmurë e Xhafajt. Ne kishim ekspertë amerikanë, që punonin me ne për të trajnuar njerëzit tanë që të frenoheshin. Kishim 1 mijë e ca djem dhe vajza që trajnoheshin për të kontrolluar emocionet gjatë protestës”,- sqaroi Berisha në emision ‘Studio e Hapur” në News 24.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: