KORCE– Ekipi i ‘Skënderbeut’ ka fituar përballë kazakëve të Kairat Almatit me rezultatin 2-0. Ndeshja e lujatur në Korcë ka nisur në orën 20:00 dhe pjesa e pare ka përfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, korçarët kanë kaluar në avantazh me golin e Sabien Lilaj në minutën e 50.

Në minutën e 83 Sebino Plaku dyfishon rezultatin duke çuar shifrat në 2-0. Më këtë fitore, Skënderbeu kalon në turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 75′ Lilaj la Skënderbeun me 10 lojtarë, pasi merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin pas një ndërhyrjeje të gabuar. Por numri i lojtarëve është barazuar në minutën e 85′ pasi Kairati mbetet gjithashtu me 10 lojtarë, pasi Arzo ndëshkohet me karton të kuq për veprim anti-sportiv duke goditur Vangjelin.

Trajneri Ilir Daja nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacionin titullar duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e parë. I pranishëm në stadiumin e Korçës ishte edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi.

panuci-bulku-470x264 (1)



MINUTE PAS MINUTE:
90+1′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Taku, në fushë Dita.

90′ Kuat ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

85′ Kairati mbetet gjithashtu me 10 lojtarë pasi Arzo ndëshkohet me karton të kuq për veprim anti-sportiv duke goditur Vangjelin.

83′ Skënderbeu dyfishon avantazhin. Një top i gjatë i pasuar për Plakun kontrollohet mjaft mirë nga sulmuesi i cili e udhëheq me siguri dhe godet me parabël në hyrje të zonës duke tundur rrjetën e Kairatit.

78′ Kairati kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Isael, në fushë Anene.

75′ Lilaj lë Skënderbeun me 10 lojtarë. Merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osmani i dëmtuar, në fushë Muzaka.
50′ GOOL Skënderbeu kalon në avantazh. Lilaj i rrëmben topin mbrojtjes së Kairatit brenda zonës dhe pasi del përballë portierit, gjuan nga një pozicion jo i lehtë për të shënuar dhe gjen rrjetën.

46′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhejms i dëmtuar, në fushë Plaku.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kairati luan topin e parë.
38′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta, por Kairati duket që po fiton terren në fushë ndaj Skënderbeut.

28′ Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.
20′ Islamkhan tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë pa rrezikuar aspak portën e Shehit.

16′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar një krosim të ulët në zonë, por topi nuk arrin të devijohet nga askush dhe shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

14′ Jashanica tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.
9′ Osmani tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

4′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga portieri i Kairatit dhe devijohet në goditje këndi.

2′ Nimaga tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.

Formacionet zyrtare:
Screenshot002
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku, Lilaj, Osmani, Nimaga, Latifi, Xhejms
Trajner: Ilir Daja

Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael, Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: