SERBI– Pas hedhjes së shortit të Europa League, mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë përballjes mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.

Në mediat kryesore në Serbi si “Kurir”, “Blic” dhe “Tanjug” theksohet fakti se Partizani i Beogradit është në një grup me Skënderbeun dhe për këtë do ti duhet të udhëtojë në Shqipëri.
print-futbol
“Cervena Zvezda me Arsenalin dhe BATE, Partizan shkon në Shqipëri”, është titulli i ‘Tanjug’.
‘Kurir’ shkruan “Partizan udhëton në Shqipëri, Ukrainë dhe Zvicër, Cervena Zvezda me Arsenalin, BATE Borisov dhe Këln”.
tanjug-partizani
Shorti i hedhur sot përcaktoi 12 grupe me nga 4 skuadra, në total 48 ekipe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është vendosur në grupin B dhe kundërshtarë do të ketë Dinamo Kiev, Young Boys, Partizani Beograd.
partizani-serbi
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb