Skënderbeu ka mposhtur thellë në transfertë Laçin me rezultatin 1-4 duke treguar se ata që e nxorrën shpejt jashtë garës për titull gabuan. Korçarët zhvilluan një ndeshje mbresëlënëse kundër kurbinasve me Latifin që kaloi përtej të zakonshmes.

Ylli i tifozërisë juglindore zhbllkoi shifrat në minutën e 16-të për të nisur atë që mund të cilësohet si ndeshja më e mirë në karrierën e tij. Vetëm pas 12 minutave, ekzaktësisht në të 28 lojtari me origjinë kosovare kalon miqtë në avantazh të dyfishtë.

Por Latifi nuk do ndalej këtu në 45-së minutëshin e parë. Nigeriani Xhejms është i dyti që i bashkangjitet listës së golashënuesve, por kjo edhe falë Larifin që jep asistin. Xhejms zgjedh të mos festojë pasi Laçi është ish-skuadra e tij.

Pjesa e dytë nis me të njëjtën muzikë, Skënderbeu dhe Latifi. Pas vetëm 6-të minutash 23 vjeçari shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin.

Reagojnë vendasit që shënojnë golin e nderit në minutën e 62-të. Por vetëm kaq për kurbinasit që detyrohen të pranojnë edhe golin e 5-të të shënuar nga Salihi në të 81-ën minutë.

Me tri pikët e fituara Skënderbeu i ushtron presion kreun duke barazuar përkohësisht Partizanin e vendit të dytë me 59-të pikë që luan në orën 19:00 kundër Teutës. Ndërsa Laçi me këtë humbje dhe pas fitores së Flamurtarit dje kundër Vllaznisë hyn në zonën e ftohtë duke u renditur e 9-ta me 29-të pikë.
Kukesi-feston2-665x400
Edhe Kukësi nuk ka bërë më pak ndaj Tiranës. Verilindorët u treguan të pamëshirshëm duke mposhtur kryeqytetasit me rezultatin e thellë 4-1. Të gjithë golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë.

Në fillim sfidën e zhbllokoi Emini ndërsa në të 62-ën Pejiç firmosi avantazhin e dyfishtë. Turtulli për bardheblutë do shkurtonte diferencën përkohësisht pasi Da Silva dhe Pejiç me golin e dytë do siglonin fitoren 4-1.

Verilindorët me tri pikët e fituara sigurojnë edhe një javë vendin e parë në kategorinë Superiore pasi shkojnë plus tre kundrejt Partizanit të vendit të dytë.
Ndërsa Tirana thellon ecurinë negative për 2017-ën ku ende nuk ka marrë fitoren e parë gjë që bën që edhe kryeqytetasit të rrezikojnë rënien nga kategoria.

Kujtojmë se në këtë takim nuk kanë munguar zërat për një aleancë të mundshme mes dy klubeve. Kjo marrë shkas edhe nga ndeshja e fazës së tretë ku Kukësi mposhti Tiranën 1-2.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb