Një fitore minimale në Korçë vuri në pikëpyetje kualifikimin, por ndeshja e kthimit në Andorrë ishte shumë më e lehtë sesa pritej për Skënderbeun. 6 herë kampionët e vendit mposhtën thellë me rezultatin 0-5 Sant Julia-n.


Takimi u hap që në minutën e dytë Vujovic që përfitoi nga një pasiguri e portierit, ndërsa 7 minuta nga përfundimi i pjesë së parë Xhejms dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë një autogoli i Brito në të 79-ën, një rrjetë e Donjet Shkodrës në të 91-n dhe një gol i Latifit në të 93-ën vulosën shifrat përfundimtare.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në Korçë përfundoi me shifrat 1-0.

Sot u mbyll edhe faza e parë e “Europa League” ku vetëm Skënderbeu arriti ta kalonte, me Partizanin dhe Tiranën që u eliminuan nga kundërshtarët respektivë.
Korçarët në fazën e dytë përballet me një kundërshtar tepër të njohur nga ekipet kundërshtare, kazakët e Kairat Almati.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb