TIRANE- Një vjedhje është regjistruar sot në një dyqan veshjesh në Tiranë, ndërsa protagonist të saj bëhen dy burra. Në një video të publikuar në faqen e JOQ, shihet se si një burrë ka gjetur një portofol sipër vendit ku ishin vendosur një pirg me xhinsë, ndërsa shoku i tij tullac, pa asnjë ngurim e merr dhe e fut atë në xhep. Por, hajduti duket se ka harruar atë që është më kryesorja; kamerën e dyqanit.

Ka qenë pikërisht pronari i biznesit ai që ka publikuar videon në fjalë ndërsa shton se: “Përshëndetje! Doja të ndaja me ju një video ku shikohet qartë momenti ku tre persona vjedhin portofolin tim, të cilin e kam harruar mbi tavolinën e xhinseve të dyqanit. Uroj që me anë të kësaj videoje njerëzit ta shikojnë dhe të sensibilizohen pasi sapo është bërë edhe denoncimi në polici. Megjithatë edhe nëse kjo nuk kthehet më, uroj që të sensibilizohen edhe njerëzit e tjerë në vazhdimësi dhe mos të bëjnë vepra të tilla siç jo vetëm dëmtuese për nga vlera personale por e vepër turpëruese”, – shkruan i dëmtuari. Për më tepër shihni videon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: