Pavarësisht se rezultati i sfidës së parë lë shumë shpresa për kualifikim në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, sot Trepça 89 ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që debuton në Kupat e Europës.

Shorti për fazën e parë në “Champions League” i vendosi si kundërshtarë skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur, skuadër e cila i mposhti sot me rezultatin e ngushtë 2-1.

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Vatnhamar në minutën e 17-të, ndërsa në të 39-ën Hajdari riktheu baraspeshën duke ngjallur shpresat për një rezultat pozitiv. Por përfundimi nuk ishte në favor të kosovarëve pasi Vikingur realizoi golin e dytë në minutën e 73-të me anë të Laëal duke stampuar shifrat përfundimtare në 2-1.

Ndeshja e kthimit luhen javën e ardhshme me datë 4 korrik në fushën e Trepçës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: