Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“S’mori masa për përfshirjen e punonjësve në fushatë”, ministrja e PD shkarkon drejtorin rajonal të Sigurimeve

kertusha-261x200

KORCE- Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Korçës.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Ilir Bajlos me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Korçë, me arsyetimin se nuk ka marrë masat e duhura, për garantimin e mospërdorimit të burimeve njerëzore të institucionit në funksion të fushatës zgjedhore, si dhe mospërdorimin e institucioneve publike për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

“Megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “Largim nga Puna” për znj.Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Z.Bajlos në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e znj.Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se znj.Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin.

Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj.Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka urdhëruar sot, që vazhdimi i masës disiplinore të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të sigurimeve Shoqërore.

(BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.