Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Sofra e Skënderbeut”, shkëmbi Monument i Natyrës dhe destinacion turistik

shkemb

“Sofra e Skenderbeut”, i cili ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizitueshëm nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore.

Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.

Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.

Në kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri, shkruan “ATA”.

Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë ushtria e Skenderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin. Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.

Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Përrenjas – Pishkash – Monumenti.

(BalkanWeb)



loading...

Komente ( 1 )

  • Poeti Xhevahir Spahiu per Sofren e Skenderbeut ka nje poezi ne te cilen thote pak a shume keshtu:

    NE KOHE LUFTE NE KETE SOFER LUFTETARET HENGREN BUKE PAS BETEJAVE

    NE KOHE PAQE (ARNAUTET – shenimi im) HENGREN SOFREN!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.