TIRANE-Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja Soni Malaj shkruan se Ermal Mamaqi është ndarë nga bashkëshortja e tij Amarda Toska, pasi kjo e fundit e ka kapur me një vajzë tjetër.

“Ndahet Ermal Mamaqi nga Ami, ajo e kap me një vajzë tjetër!!!!”- shkruan këngëtarja Soni Malaj teksa ka publikuar një foto të Ermal Mamaqit me bashkëshorten e tij, por postimin e ka fshirë pak më vonë.

Nuk dihet nëse kjo është ndonjë shaka e këngëtares për ndonjë pakënaqësi që ka ndaj Ermal Mamaqit, pasi ky i fundit njihet për batutat dhe shakatë e tij ndaj personazheve të njohur. Gjithsesi pritet një reagim i çiftit për të zbardhur të vërteten e këtij postimi nga Soni Malaj.
d0a8425780bfbb6ed1610ca8d72236e8_XL
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb