Soni Malaj është duke shijuar historinë e saj të dashurisë me Klevin, biznesmenin nga Tirana. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe në fejesë, e duket se Klevi ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e këngëtares.

Mbrëmjen e djeshme Soni ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka folur për projektet e saj më të reja në muzikë.

“Është e çuditshme sa energjike ndihem unë tani! Vitet e mia janë thjesht disa numra. Ndihem njësoj si kur kam nisur në fillim, thjesht më e plotësuar.”, – është shprehur ajo.

Pyetjes së Albanit nëse ajo e merr një dozë të energjisë nga partneri i saj Soni i është përgjigjur:

“Klevi është një plus. Është gjithnjë me mua. Më shoqëron gjithmonë dhe në xhirimet e klipit.”, – duke treguar kështu rëndësinë e partnerit edhe në profesionin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: