TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, këngën që do të përfaqësojë sot Shqipërinë në Eurosong.

Kreu i qeverisë ka uruar këngëtaren Linda Halimi, e cila do të performojë sot në Kiev të Ukrainës.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017
Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: