TIRANE- Sot të mbrëmje në Kiev të Ukraninës, do të zhvillohet edicioni i 62-të i festivalit Europian të këngës, ndërsa mes 42 shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria që do të përfaqësohet me këngëtaren Linda Halimin.

Halimi do të performojë këngën e saj “World” dhe pritet të jetë e katërta në radhë. Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku, dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares, prandaj edhe vëmendja do t’i kushtohet tërësisht këngës dhe vokalit të Lindës dhe jo ndonjë performance të veçantë në skenë.

Në gjysmëfinalen e parë konkurojnë 18 shtete, mes tyre edhe Shqipëria. Duke i uruar suksese Lindës në performancën e sotme, ne shpresojmë që ajo të kualifikohet për në finale.
293228
Pak para spektaklit Linda ka postuar një foto në Instagram ku duket e kuruar nga grimieria Lili Ismaili dhe e veshur nga Joni Peçi dhe iu kërkon të gjithë fansave të votjnë numrin 4.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb