TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një takim 6 ministrat dhe zëvendëskryeministren teknike, pak orë para seancës plenare ku do të marrin ‘bekimin’ e parlamentit dhe të nisin punën e tyre.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se takimi ka nisur prej orës 14:00, ndërsa duket se kreu i PD-së po iu jep udhëzimet e fundit.

Shkarkimet dhe emerimet e reja pas dekretimit nga Presidenti Bujar Nishani do të votohen sot në Parlament, në seancën e jashtëzakonshme thirrur nga kryetari në detyre i Kuvendit Ilir Meta.

MINISTRAT E RINJ

1- Zv/kryeministre Ledina Mandia.
2- Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
3- Ministër i Financave, Helda Vukaj
4- Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
5- Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
6- Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
7- Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: