TIRANE- Kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi sot në Kamëz, iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë, atje ku do të mbahet dhe seanca për votimin e Presidentit të ri të Republikës.

Ashtu siç u tha dhe dje, seanca për raundin e katërt pritet të nisë në orën 17:00. Ndërkohë, 23 deputetë votuan sot në Komisionin e Ligjeve se mbështesnin kandidaturën e Ilir Metës si President.

Dje Parlamenti ezauroi pa kandidat dhe raundin e tretë të votimit, ku në përfundim të seancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej në dy raundet e mbetura ose në të kundërt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta.

Pas kësaj, u mblodh kryesia e LSI-së, e cila propozoi kandidaturën e Ilir Metës për President, e cila u mbështet në mënyrë unanime nga kryesia e Partise Socialiste.

Ndërkohë opozita prej më shumë se dy muaj nuk merr pjesë në parlament, duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: