Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka pretenduar sot se është në dijeni të bisedës së zhvilluar sipas tij në Bruksel gjatë Saimitit të NATO-së, mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit, Edi Rama. “Detajet” ai i ka ndarë edhe me ndjekësit e tij.

Nga Spartak NGJELA
Çfarë i tha presidenti Trump Edi Ramës? Ai prerë i ka thënë:
Reforma në Drejtësi duhet të fillojë para zgjedhjeve; dhe arrestimi i të korruptuarve që kanë qenë të paprekshëm deri tani, duhet të fillojë menjëherë.

Kaq mjafton për të kuptuar që Ramë ziu lodhet kot me teatralitetin fëminor që e karakterizon: kundër korrupsionit por…

Duhet forcë për të drejtuar moralisht Shqipërinë – po vallë, a e ka Edi Rama këtë forcë?
Pak Rëndësi ka: e rëndësishme është të kuptohet se aleanca shqiptaro – amerikane duhet konkretizuar shpejt, dhe prej saj nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. Asnjë!

Gjithë të tjerat janë humbje kohe. Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është futur tani realisht dhe faktikisht në fenomenin moral të identitetit kombëtar shqiptar. Kjo është e pandalshme, edhe pse reaksioni antishqiptar në Ballkanin Perëndimor i ka shpresat te korrupsioni shqiptar në Tiranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb