TIRANË- Partia Socialiste mbyll sot fushatën në qytetin e Vlorës, aty ku edhe vetë kryeministri Edi Rama kandidon për një mandat tjetër si deputet.

E këtë e ka treguar vetë ai në profilin e tij në “Facebook”, ku paralajmëron se sonte do të jetë në sheshin e Lungomares, në stacionin final në rrugëtimin drejt 25 qershorit.

E le ta shohë sot nga Vlora e gjithë shqiptaria, thotë kryeministri, detin kuqezi që do vërshojë në kutitë e së dielës, ndërsa poston edhe një video nga ky qytet.

“JA??DO??BEHET??VLORA??JONE…
Sonte në sheshin e Lungomares, me Vlorën dhe për Vlorën kuqezi, në stacionin final të flamurit kombëtar, në rrugëtimin drejt 25 qershorit✌?? Kemi bërë shumë për rilindjen e kryeqytetit të Pavarësisë, po shumë më shumë do të bëjmë në mandatin e dytë? Le ta shohë sot nga Vlora e gjithë shqiptaria, detin kuqezi që do të vërshojë nga kutitë e të dielës, për Shqipërinë që duam???? me shtet?punë?mirëqenie?”, shkruan Rama.

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: