Stadiumi “Zeqir Ymeri” është shndërruar në një çështje mes Bashkisë së Kukësit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit ditët e sotme ka paditur në gjykatë bashkinë e qytetit me pretendimin se nuk i ka paguar 127 mln lekë të parashikuara në kontratën e nënshkruar para disa viteve, raporton “panorama sport”.
federata-470x500
Pas marrëveshjes së arritur mes Bashkisë dhe Federatës, kjo e fundit kontribuoi financiarisht në formën e huasë për ndërtimin përfundimtar të stadiumit. Mirëpo kjo hua nuk u kthye mbrapsht nga ana e pushtetit vendor, çka e detyroi qeverinë e futbollit në vend që t’i drejtohet gjykatës për marrëveshjen e mos respektuar.
Zeqir-Ymeri1-470x326
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb