Dhjetë persona janë arrestuar në Stamboll në sheshin Taksim, ku komuniteti Lgbt turk kishte organizuar Gay Paradë, i cili ishte ndaluar nga policia për arsye sigurie.

Policia ka marrë masa në hyrje të sheshit dhe të Istiklal Avenue, duke kontrolluar dokumentet, por aktivistët kanë marshuar pavarësisht forcave të policisë, duke u përleshur me një grup tjetër që ishte kundër manifestimit.

Marshimi që çdo vit ishte kundërshtuar nga grupet ultranacionaliste, është ndaluar të shtunën nga qeveria e Stambollit për shkak të sigurisë publike. Tensioni ishte shumë i lartë që në mëngjes tha zëdhënësi i Kaosgl, një nga organizatat turke të të drejtave të komunitetit Lgbt.

Sot do shpërndahemi, por ne do bashkohemi sërish në rrugë edhe pse do të na largojnë, ne sërish do bashkohemi në shesh sa të na jepet mundësia.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: