TIRANE – Aktori i njohur anglez Jason Statham dhe bashkëshortja e tij, modelja Rosie Huntington, janë bërë të shtunën prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jack Oscar Statham.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Rosie, përmes një fotografie shumë të ëmbël të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq dorën e bebushit. Modelja kishte vendosur të bëjë të ditur këtë lajm sot, katër ditë pasi ka sjell në jetë fëmijën.

“I vogli jonë sapo erdhi, Jack Oscar Statham, e shtunë 24 qershor”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb