NEWS YORK – Në muzeun Madame Tussauds në New York vjen dhe statuja prej dylli e kwngwtares, Beyonce. Statuja është prezantuar këto ditë dhe do të ekspozohet në muajin shtatori, por ka diçka që nuk shkon tek ajo.

Statuja prej dylli 

C_2_fotogallery_3081031_21_image

Në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë polemikat pas fotos së skulpturës që u shpërnda në internet shkruan Tg.com. Versioni prej dylli i këngëtares nuk është tamam sic është ajo në të vërtetë sepse ka një lëkurë shumë të bardhë, komentojnë fansat e divës së muzikës.

Beyonce reale

C_2_fotogallery_3081031_1_image

Më herët kanë pasur ankesa për punimet e statujave të tyre prej dylli Britney Spears, Lindsay Lohan, Mariah Carey, Taylor Sëift, Kesha, dhe madje dhe Kate Hudson. Ndërsa përgjegjësit mbrohen në një komunikatë për shtypin duke thënë se i gjithë faji është i aparateve fotografikë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb