Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Statusi i ndjerë i Sali Berishës për humbjen e motrës. Ja çfarë shkruan ai

sali-berisha-denoncim

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ndan me ndjekësit e tij lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajries, pas një sëmundje të rëndë.

Ndërsa falënderon ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira, Berisha thotë se do ta mbajë përgjithmonë në zemrën e tij, dhe se kjo është vetëm një ndarje fizike.

20800349_850054875155421_7182670563887011641_n
Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 30 )

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.