TIRANË-Statuti i ri i PS në nenin in 72 parashikon dhe pikën e shumëdiskutuar të Referendumit.
Sot ky dokument do të miratohet para prezantimit dhe miratimit të kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS. Referendumin mund ta hedhë për votim si propozim sot vetë Rama ose dikush tjetër por ky draft kërkon firmat e anëtarësisë.
Në pikën 3 të modaliteteve përcaktohet, “Referendumi zhvillohet me vendim të Kongresit së Partisë, me iniciativë të Asamblesë Kombëtare dhe me kërkesën e 20% të anëtarësisë së partisë”.

Ja cfarë parashikon statuti i ri i PS për cështjen e Referendumit
Neni 72
Referendumi dhe forma të tjera të konsultimit

Për probleme që prekin parimet themelore programore dhe statutore të partisë dhe procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për qeverisjen qendrore e vendore zhvillohet referendum dhe procese konsultimi publik në parti.
Modalitetet kryesore për zhvillimin e referendumit përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në parti. Asambleja Kombëtare miraton një rregullore të vecantë për procedurat e uhstrimit të së drejtës së referendumeve të brendshme dhe formave të tjera të konsultimeve dhe pjesëmarrjes në vendimmarrjen e partisë, duke përfshirë ato që ndodhin nëpërmjet sistemit online të informacionit.
Referendumi zhvillohet me vendim të Kongresit së partisë, me iniciativë të Asamblesë Kombëtare dhe me kërkesën e 20% të anëtarësisë së partisë.
Propozimi për thirrjen e një referendumi do të bëhet duke përcaktuar: formulimin specifik të pyetjeve, formën e referendumit këshillues apo vendimarrës, rregullin e pjesëmarrjes së hapur për të gjithë votuesit ose vetëm për anëtarët e partisë apo dhe simpatizantët e saj.
Referendumi njoftohet nga Sekretari i Përgjithshëm pas konsultimit në favor të legjitimitetit të garancisë nga Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës. Organizimi dhe mbikëqyrja e referendumit kryhet nga strukturat zgjedhore të partisë.
Propozimi i nënshtrohet referendumit dhe miratohet nëse merr shumicën e votave të vlefshme.
referendumi i brendshëm mund të mbahet për cdo cështje në lidhje me politikën dhe organizimin e PS. Referendumi mund të jetë këshillues apo vendimarrës.

(d.b.d.tanushi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: