Tirana ka strategji të qartë për të ardhmen. Edhe pse në letër nuk kanë ndonjë shans të madh për të kaluar Makabi Tel Aviv, bardheblutë kanë në plan që t’i shfrytëzojnë këto dy ndeshje për talentet. Të shumtë janë lojtarët që janë vënë në “gjurmët” e klubeve të huaja, por sigurisht që drejtuesit duan që të përfitojnë sa më shumë prej shitjes së tyre.

Ky është shansi i madh për ta zbatuar këtë projekt, pasi nëse do të mbeteshin pjesë e ekipit këtë sezon, kur ekipi do të luajë në të Parën, sigurisht që vëmendja e “skautëve” nuk do të jetë mbi elementët cilësorë të Tiranës. Në kësi kushtesh, emra si Merveil Ndokyt, Albi Doka, Erion Hoxhallari, por edhe Ruben Akuah janë ata që me shumë gjasë do të largohen pasi të mbyllet raundi i parë paraeliminator i Ligës së Europës.

Megjithatë, askush nuk ikën për pak parà. Për këtë motiv, klubi ka vendosur edhe “çmime” për kartonin e tyre. Gazeta zbulon se Tirana pret që të mbushë arkën, sidomos me 19-vjeçarin nga Kongo, të cilin nuk do ta shesë pa përfituar afërsisht 1 milion euro. Sakaq, për dy shqiptarët shuma do të variojnë mbi 200 mijë euro. Mësohet gjithashtu se destinacioni i radhës i Dokës mund të jetë Kroacia. Nuk dihen emrat e klubeve që janë të interesuara, megjithatë pas dy takimeve me Makabin do zbardhet gjithçka./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: