TIRANE- Të tjera telashe për reperin e njohur Stresi. Ndërsa ka hyrë e ka dalë nga komisariatet e policisë për vepra të ndryshme, kësaj here do të procedohet penalisht për një incident me regjisorin Leonard Bombaj.

Incidenti mes të dyve mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në mes të Tiranës. Sipas policisë, Stresi i ka hedhur një kovë me ujë regjisorit Bombaj dhe e ka sharë, për arsye ende të panjohura, në një aktivitet në rrugën “4 Dëshmorët”, rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.

Për këtë arsye ai po procedohet penalisht, pas padisë së ngritur nga Leonard Bombaj në policinë e Tiranës.

Kujtojmë që përplasja mes Arkimed Lushajt dhe Leonard Bombaj është e hershme, pasi reperi e ka akuzuar më parë Bombajn për përdhunimin e një minoreneje.

DEKLRATA E POLICISE
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L. B.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: