Konsiderohet si toka e premtuar, një shtet model me qytetarë mendje hapur e të informuar, por ja që edhe Amerika ka problemet e veta. Një numër jo i vogël i qytetarëve amerikanë mendojnë se qumështi me kakao prodhohet nga lopët në ngjyrë kafe.

Studimi i fundit i publikuar nga qendra e inovacionit për prodhimet e bulmetit në SHBA ka nxjerrë të dhëna surprizuese mbi informacionin që kanë amerikanet lidhur me origjinën e ushqimeve që konsumojnë çdo ditë.

Ky studim i publikuar dhe nga prestigjiozja “The Washington Post” nxori në pah nivelin e njohurive që ka publiku amerikan ndaj ushqimeve që konsumon.

studimi washington post 3

7% e amerikanëve mbi 18 vjeç kanë surprizuar studiuesit kur dhanë përgjigjen në sondazh se qumështi me kakao vjen nga lopët me ngjyrë kafe.

Ndërsa 93% e amerikanëve e kuptojnë se qumështi me kakao vjen nga të gjithë lopët me ngjyra të ndryshme dhe se sheqeri i shtohej qumështit gjatë procesit të paketimit. Sakaq tre në 10 të intervistuar nuk e dinin se djathi bëhej nga qumështi.

Studimi përfshinte 1000 persona nga gjithë territori i Shteteve të Bashkuara, por studiuesit llogaritin se rreth 16 milionë amerikanë ekuivalent me popullsinë e Pensilvanisë nuk e dinë orgjinën e qumështit me kakao.

Në vitin 2011 një studim i kryer nga departamenti i agrikulturës në shtetin e Kalifornisë zbuloi se fëmijët e klasës së 5-të dhe të 6-të nuk e dinin ku rriten perimet, shumë prej tyre mendonin se perimet si domatja qepa apo sallata vinin nga supermarketet. Mandej sipas studimit rezultoi se 60% e nxënësve të intervistuar nuk e dinin që qepa, kastraveci dhe sallata janë bimë.

Ekspertet bien në një mendje dhe thonë se kjo vjen për shkak të mungesës së ushqimeve të freskëta në tregjet amerikane dhe zëvendësimit të gatimit në shtëpi me produkte të gatshme dhe gjysmë të ngrira të blera në supermarket ose “Fast food”-e.

(a.g/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb