Sa të domosdoshëm aq edhe të rrezikshëm!
Hulumtimet e gjera në lidhjen midis rrezatimit të celularëve dhe kancerit kanë rezultuar se kjo teknologji bashkëkohore moderne mund të shkaktojë dy lloje kryesore të tumoreve të trurit: gliomën dhe neuromën akustike. Një studim i pavarur në drejtim të teknologjisë ‘Wireless’ në SHBA zbuluar se rrezatimi i telefonit celular fillon dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë formon kancerin.
Studimi i njohur ‘Interphone’ gjithashtu zbuloi se përdorimi i rregullt i celularit në vetëm 30 minuta në ditë mbi 10 vjet rrit rrezikun e gliomave në 40 përqind. Studimi gjithashtu gjeti se tumoret kishin më shumë gjasa të formoheshin në anën e kokës ku vendoset celulari. Hulumtuesit në Gjermani gjithashtu kanë gjetur lidhjen në mes rrezatimit të telefonit celular me melanominë dhe kanceret e tjera të syrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb