Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i cili ka zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Kyzbulim i ri mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të suportuar trajtimet konvencionale.

Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë shkruan Shendeti.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, thotë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit. Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.

Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb