Një studim i ri ka treguar atë që të gjithë ne dyshonim, rrjetet sociale kanë efekte negative të tmerrshme tek adoleshentët.

Sipas një studimi të pulikuar sot dhe të quajtur ”Gjëndja e Mendjes” të ndërmarrë nga kërkuesit e Shoqërisë Mbretërore të Britanisë , tregoi se  Instagram dhe Snapchat janë më të dëmshmit , raporton TechSot.

Kërkuesit vëzhguan 1479 të rinj britanikë të moshës 14-24 dhe i pyetën për mënyrën sesi secili rrjet social ndikonte mbi shëndetin e tyre mendor.

Kërkuesit morën parasysh edhe faktorë sic ishte mungesa e gjumit , diskriminimi , dhuna dhe personaliteti.

Studimi  tregoi se dy rrjetet sociale më të këqija për adoleshentët ishin Instagram dhe Snapchat pasi ishin burimi kryesor për anoreksinë , bullizmin dhe ankthin.

Facebook dhe Twitter nuk ishin shumë mbrapa , ndërsa Youtube ishte i vetmi që sic duket inspironte më shumë ndjenja pozitive sesa negative.

Sipas TechSot  kjo vjen pasi Snapchat dhe Instagram bazohen më shumë në imazhin e mirë që dikush duhet të mbajë që të pranohet nga shoqëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb