SHBA- Të gjithë e dimë se pijet me sheqer i bëjnë keq shëndetit, por ne konsumojmë shepsh pije të gazuara, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera që përmbajnë sheqer. Të gjitha këto rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundja e diabetit dhe shtojnë problemet kardiovaskulare. Por si t’ja bëjmë? A është alternativë e mirë zgjedhja e pijeve me zero sheqer?

Në studim i ri i Universitetit të Bostonit i botuar në revistën “Stroke” arrin në konkluzionin se këto lloj pijesh e rrisin me tre herë rrezikun për të pësuar hemoragji cerebrale apo për tu prekur nga sëmundja e Alzheimerit, si dhe forma të tjera të humbjes së memories. Studiuesit shtojnë, se pavarësisht këtij konkluzioni, duhet të bëhen kërkime të tjera për të lidhur këto sëmundje pikërisht me përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë.

Studiuesit e Universitetit të Bostonit kanë mbledhur informata prej më shumë se tre mijë vullnetarësh në dhjetë vjet, duke shënuar për secilin konsumin ditor të pijeve me sheqer dhe pijeve pa sheqer, ndërsa kanë vazhduar të monitorojnë shëndetin e tyre gjatë 10 viteve të ardhshme.

Në përgjithësi, nëse konsumoni të paktën një gotë me pije pa sheqer, mjafton për të rritur me 2.6 herë rrezikun e prekjes nga hemoragjia cerebrale dhe 2.89 herë rrezikun për tu prekur nga demencia. Paradoksalisht, përveç kësaj, studimi nuk ka zbuluar asnjë rrezik për shëndetin lidhur me ata që konsumojnë pije me sheqer.

Studimi mbetet pak i mangët për faktin se shkencëtarët nuk mund të provojnë ekzistencën e një lidhje shkakësore midis sëmundjeve dhe pijeve pa sheqer.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb